top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | MINISTRI I JASHTËM JOSE MANUEL ALBARES: MOHOJMË KATEGORIKISHT PRETENDIMET E SHTËPISË SË BARDHË SE KA MARRËVESHJE PËR BAZAT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Mar 4
1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “E mohoj kategorikisht. Asnjë fjalë nuk ka ndryshuar dhe nuk kam idenë se për çfarë po flet”.


Me këto fjalë Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares mohoi autorizimin e Shteteve të Bashkuara për të përdorur bazat e përbashkëta ushtarake të Moron-it dhe Rota-s, pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kerollain Levit (Karoline Leawitt) pretendoi se Madridi ia kishte vënë veshin mesazhit të Presidentit Danlld Tramp (Trump) duke rënë dakord të bashkëpunonte me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


“Ekziston një marrëveshje dypalëshe dhe jashtë kornizës së kësaj marrëveshjeje, nuk do të ketë përdorim të bazave”, tha Ministri Albares.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page