MBRETËRIA E SPANJËS | ERALBI BREÇANI U ARRESTUA; ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NGA PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Eralbi Breçani, i biri i ish-funksionarit të Policisë së Shtetit Erzen Breçani.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në muajin nëntor të vitit 2023.
SPAK lëshoi 10 urdhër-arreste, nga të cilët, u ekzekutuan ata për:
1- Z. Erzen Breçani.
2- Z. Besmir Murati.
3- Z. Bujar Ajezi (Gërmizi).
4- Z. Dedan Gjoni.
Në kërkim policor u shpallën:
1- Z. Ismail Zeneli.
2- Z. Artan Sulejmani.
3- Z. Albert Prenga.
4- Z. Bajram Grabova.
5- Z. Ervin Mata.
6- Z. Eralbi Breçani.
Në muajin maj të vitit 2023 SPAK ka kërkuar informacione nga Brazili përmes letërporosisë për tentativën për trafikimin e një sasie prej 69 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar më datë 18 maj 2021, me nisje nga Sao Paolo Brazil dhe destinacion portin e Valencias, në Spanjë.
Po kështu SPAK i ka kërkuar informacion edhe Kolumbisë, ku kërkohen të dhëna lidhur me tentativën për trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit kokainë prej 1 100 kg, ngarkesë e cila është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e doganës në portin Santa Marta në muajin Mars 2021.
Në ngjarjen e datës 5 janar 2021, ku rezulton se është sekuestruar një sasi prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Holandë, rezulton se informacioni i ardhur nga Oficeri i Kontaktit pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës është si më poshtë: Ai ka informuar se ishte kontrolluar kontejneri në zonën e quajtur ‘Maasvlakte’ në portin detar të Roterdamit, Holandë.
Gjatë kontrollit në kontenier u zbulua një sasi droge si edhe u arresuar dy shtetas holandezë.
Kontejneri rezulton se ishte ngarkuar në portin detar të Guaiaquil në Ekuador. Gjatë analizimit të bisedave në Sky Ecc, mes Ismail Zenelit me nofkën ‘Daja’, apo ‘Dajloki’ dhe “Transporter”, Eralbi Breçani me nofkën ‘Boli’ ose ‘Toni’, Besmir Murtati me nofkën ‘Kukësi” dhe përdoruesit të paidentifikuar me nofkën ‘Elb’ ose ‘Elb Nissan’, del në pah bashkëpunimi ndërmjet këtyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments