MBRETËRIA E SPANJËS | ADRIAN OGIÇI U ARRESTUA; I DËNUAR ME 20 VJET BURG PËR TRAFIQE DROGE DHE PËR MARRJEN PENG TË RIDVAN LAMAJT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 6
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Adrian Ogiçi, me moshë 40 vjeç, banues në Sarandë.
Ai konsiderohet i përfshirë në marrjen peng të:
1- Z. Ridvan Lamaj, akt të cilin e ka kryer së bashku me z. Vitor Islami dhe disa subjekte të tjerë.
Njoftim | Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vijim të bashkëpunimit me partnerët për shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, në Spanjë, i shtetasit A. O., 40 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments