PRISHTINË | DUKAGJIN NIKOLLAJ (I NJOHUR ME NOFKËN “DUKA”) U EKSTRADUA NGA MBRETËRIA E SPANJËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë ekstraduan nga Mbretëria e Spanjës:
1- Z. Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, i përfshirë në të shtënat me armë zjarri në klubin “Bon Vivant”, në Prishtinë, ku mbeti i vrarë z. Kastriot Ramadani, me moshë 39 vjeç, në datën 4 gusht të vitit 2023, në rrugën “Rexhep Luci”; të plagosur mbetën rreth 17 subjekte.
Si subjekte të përfshirë në konflikt u regjistruan edhe:
1- Z. Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”.
2- Z. Gëzim Zakuti.
3- Z. Hysni Geci.

Njoftim | Ekstradohet nga Spanja për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar.
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 06.08.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Spanja për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.
I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse të PK-së në Rajonin e Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, thuhet në njoftimin zyrtar.
Kush është z. Dukagjin Nikollaj?
Ai ka qenë i kërkuar edhe nga policia e fshehtë e Amerikës, nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), në dosjet penale të së cilës, ai është listuar me pseudonimin “Duka”.
“FBI”-ja e pat shpallur në kërkim policor z. Nikollaj për shkelje penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.
Mbështetur në fletëkërkimin e FBI-së, bëhet e ditur ishte i përfshirë në trafikim të marihuanës në periudhën kohore që u përket viteve 2003-2007.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments