top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E NORVEGJISË | UDHËHEQËSJA E OPOZITËS DHE FITUESJA E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQEN MARIA KORINA MAKADO (CORINA MACHADO): DO TË BËJ GJITHÇKA QË MUNDEM PËR TË RIKTHYER DEMOKRACINË NË VENEZUELË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 3 min read
ree

Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | Në mes të natës, udhëheqësja e opozitës venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Korina Makado (Corina Machado), u prit në Oslo nga një turmë që festonte guximin e saj.


Ishte paraqitja e parë publike e udhëheqëses historike anti-Maduro pas gati një viti të fshehur në vendin e saj, e akuzuar nga regjimi për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të korrikut 2024.


Imazhet e transmetuara nga mediat në të gjithë botën tregonin udhëheqësen Makado (Machado) duke u ngjitur mbi barrierat për t'u takuar me mbështetësit e saj, të cilët e brohoritën dhe kënduan këngë lirie dhe mbështetjeje.


Në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social virtual Iks (X) ajo postoi një video të skenës spektakolare dhe prekëse, ndërsa i paraqitej turmës nga ballkoni i Grand Hotel-it ikonik të Oslos, me një mesazh shumë të shkurtër që shkruante:

1- Olso, aqui' estoy”.


Dhjetëra mbështetës brohoritën;

1- Trimëri”.

2- Liri”.


Ata ishin mbledhur përpara hotelit dhe kënduan himnin kombëtar të Venezuelës ndërsa ajo mbërriti.


Lavdi kombit të guximshëm, i cili e ka shkundur zgjedhën”, bërtitën ata/ato.


Pak minuta pasi u shfaq në ballkonin jashtë suitës historike të hotelit, konservatorja 58-vjeçare doli në rrugë dhe u ngjit mbi barrikadat metalike për të përqafuar mbështetësit e mbledhur jashtë fasadës së shkëlqyeshme të ndërtesës së shekullit të 19-të.


Ajo, thuhet se ishte vonuar nga moti i keq ndërsa po përpiqej të largohej nga Venezuela një ditë më parë, duke marrë fshehurazi një varkë për në ishullin e Karaibeve, Kuraçao (Curaçao).


Për shkak të kësaj vonese, e cila, e pengoi atë të mbërrinte në kohë, fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela humbi ceremoninë.


Dje, vajza e saj 34-vjeçare, Ana Korina (Corina) Sosa Makado (Machado), pranoi çmimin prestigjioz në emër të së ëmës.


Anëtarët e regjimit të diktatorit çavisto-komunist Nikolas Maduro e denoncuan çmimin e udhëheqëses Makado si një dështim total.


Ata thanë se Çmimi Nobel i vitit 2025 ishte i njollosur me gjak.


Duke folur në një tubim në Karakas, diktatori çavisto-komunist Nikolas (Nicolas) Maduro i kërkoi administratës Tramp (Trump) t'i japë fund ndërhyrjes së saj të paligjshme dhe brutale.


Ai tha se qytetarët duhet të jenë të përgatitur t'i thyejnë dhëmbët perandorisë së Amerikës së Veriut, nëse është e nevojshme.


Për më shumë se 16 muaj, nuk munda të përqafoja ose të prekja askënd. Papritmas, brenda pak orësh, isha në gjendje të shihja njerëzit që dua më shumë, t'i prekja, të qaja dhe të lutesha me ta”, tha udhëheqësja e opozitës Makado (Machado) në një intervistë me entin mediatik “BBC” nga Oslo.


Një ditë me vonesë, udhëheqësja e opozitës venezueliane mbërriti në kryeqytetin norvegjez në mes të natës, ku bëri paraqitjen e saj të parë spektakolare publike në pothuajse një vit.


Stafi i saj njoftoi se fituesja e Çmimit Nobel për Paqen do të mbajë një konferencë për shtyp.


Udhëheqësja Makado (Machado) ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur për t'u kthyer në Venezuelë pavarësisht rrezikut të arrestimit dhe për të vendosur demokracinë.


Erdha për të marrë çmimin në emër të popullit venezuelian dhe do ta sjell atë përsëri në Venezuelë në kohën e duhur”, tha 58-vjeçarja gjatë vizitës së saj në Parlamentin Norvegjez.


Nuk do të them se kur ose si do të ndodhë, por do të bëj gjithçka që mundem që të jem në gjendje të kthehem dhe t'i jap fund kësaj tiranie sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo, duke shtuar se ishte gjithashtu e nevojshme të përfundohej puna e vendosjes së demokracisë në Venezuelë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page