top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E HOLANDËS | BANKA QENDRORE TRANSPORTOI 86 TON AR NË MBRETËRINË E BASHKUAR; U MUAR NGA SHBA-ës DHE NGA KANADAJA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 36 minutes ago
  • 2 min read

Hagë, Mbretëria e Holandës | Banka qendrore holandeze DNB njoftoi sot se kishte zhvendosur 86 ton rezerva ari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja në Londër, duke përmendur paqëndrueshmërinë gjeopolitike në rritje.


Përballë paqëndrueshmërisë gjeopolitike në rritje, Banka Qendrore e Holandës po forcon përgatitjen e saj për kriza.


Përmirësimi i tregtueshmërisë së arit holandez dhe, rrjedhimisht, shpejtësia me të cilën ai mund të mobilizohet në rast krize, është pjesë e kësaj”, - tha banka në një deklaratë.


Banka shpjegoi se rezervat e saj të arit janë më lehtë të tregtueshme nga Londra sesa nga Jorku i Ri apo Otava.


Kjo i lejon DNB-së të ndërtojë rezervat e saj sa më shpejt të jetë e mundur në rast të një krize”, - u tha në deklaratë.


Falë kësaj mase, ne kemi përmirësuar disponueshmërinë e rezervave tona të arit.


Po fillojmë nga premisa se nuk do të na duhet kurrë t'i përdorim ato, por megjithatë është e nevojshme të forcojmë qëndrueshmërinë dhe përgatitjen tonë”, - tha kryetari i DNB-së, Olaf Shlejpën (Schleippen).


Rezervat totale të arit të Holandës arrijnë në 612.4 ton dhe vlerësoheshin në 72.2 miliardë euro në vitin 2025.


Përpara transferimit, banka holandeze mbante 31.3% të arit të saj në Jorkun e Ri dhe 19.7% në Otavë.


Pas këtij operacioni, Holanda mban 18.5% të rezervave të saj të arit në ShBA-ës dhe 18.5% në Kanada.


Pjesa e arit të ruajtur në Londër u rrit nga 18.1% në 32.1%. Banka Qendrore e Holandës mban 30.8% të arit të saj në Holandë.


Transferimi u krye pjesërisht nëpërmjet operacioneve të blerjes dhe shitjes dhe pjesërisht nëpërmjet transportit fizik të arit.


Më shumë se 27 ton ar fizik u transportuan nga ShBA-ës dhe Kanadaja në Zeist, në Holandë.


E njëjta sasi ari u transportua më pas nga Zeist në Londër, duke shmangur kështu shkrirjen e arit.


Duke kombinuar blerjet, shitjet dhe transportin fizik, u eliminuan rreziqet që lidhen me lëvizjen fizike të një sasie të madhe”, - tha banka.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page