MBRETËRIA E HOLANDËS | NJË SHPËRTHIM NË PORTIN E ROTERDAMIT SHKAKTOI TË PAKTËN NJË TË VDEKUR DHE DISA TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 13
- 1 min read
Hagë, Mbretëria e Holandës | “Një shpërthim që ndodhi në një rafineri që i përket degës holandeze të Grupit Zviceran Gunvor në portin e Roterdamit ka shkaktuar të paktën një të vdekur dhe disa të plagosur”.
Kështu njoftuan autoritetet vendore policore, të cituara nga disa ente mediatike holandeze.
Shpërthimi ndodhi në uzinën “Gunvor Energy” në Rotterdam, e vendosur në Europoort, një zonë portuale që përbën një nga zonat më të mëdha industriale kimike dhe petrokimike në botë.
Një hetim është hapur për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.
Kompania ka deklaruar se po bashkëpunon me autoritetet.
Sipas mediave rajonale, disa ambulanca dhe një helikopter mjekësor u dërguan në vendngjarje menjëherë pas shpërthimit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments