MBRETËRIA E DANIMARKËS | KRYEMINISTRJA METTE FREDERIKSEN PARAQITI DORËHEQJEN TE MBRETI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | “Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i paraqiti dorëheqjen e qeverisë së saj Mbretit Frederik X të mërkurën në mëngjes, pasi koalicioni i saj trepartiak pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e përgjithshme”.
Kështu tha Pallati Mbretëror në Kopenhagen në një deklaratë.
Palët po përgatiten kështu të fillojnë negociatat që mund të jenë të vështira dhe të gjata për të përcaktuar nëse qeveria e ardhshme do të formohet nga socialdemokratja Frederiksen apo nga një udhëheqës tjetër i partisë.
Partia Social Demokratike e saj regjistroi rezultatin e saj më të keq zgjedhor që nga viti 1903 të martën, duke fituar vetëm 38 vende në parlamentin me 179 vende - nga 50 vende katër vjet më parë - për shkak të shqetësimeve të votuesve në lidhje me imigracionin, krizën e kostos së jetesës dhe mirëqenien.
Analistët thonë se çështje të tilla politike të brendshme kanë lënë në hije mbështetjen për qëndrimin sfidues të saj kundër ambicieve të përsëritura të Presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), për të blerë Groenlandën, territorin gjysmë-autonom të Danimarkës.
Socialdemokratët mbeten partia më e madhe e Mbretërisë së Danimarkës, me 21.9 përqind të votave, që do të thotë se znj. Frederiksen shihet gjerësisht si një kandidate e fortë për t'u rikthyer për një mandat të tretë si kryeministre, megjithëse pas negociatave të vështira dhe të gjata për koalicion.
Blloku i krahut të majtë, që përfshin Social Demokratët, fitoi 84 vende në Parlament, krahasuar me 77 për partitë e krahut të djathtë, me të dyja palët që nuk arritën të siguronin 90 vendet e nevojshme për shumicën.
Kështu, të dy kampet e gjejnë veten të varura nga 14 vendet e fituara nga Partia e Moderuar e paangazhuar e Ministrit të Jashtëm Lars Lokke Rasmussen, një grup qendror që mund të dalë si faktori vendimtar në negociatat e koalicionit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments