MBRETËRIA E BELGJIKËS | TEMPERATURA E TOKËS PO SHKON NË 48 GRADË NË EVROPË.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën Perëndimore po shkakton rritje të temperaturave të tokës, me vlera që arrijnë në 48 gradë në Madrid, 44 gradë në Romë dhe 46 gradë në Puatje (Poitiers) në Francë, si dhe në Zaragozë të Spanjës.
Kjo tregohet nga zbulimet e satelitëve Sentinel-3 të Copernicus, programit të vëzhgimit të Tokës të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) dhe Komisionit të Bashkimit Evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments