top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BELGJIKËS | KOMISIONI EVROPIAN PROPOZON 3 MILIARDË EURO (€) BUXHET PËR EUROPOL-in; LUFTË KRIMIT TË ORGANIZUAR + TERRORIZMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Komisioni Evropian propozon dyfishimin e buxhetit të Europolit në 3 miliardë euro (€) në buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian për vitet 2028-2034, në varësi të marrëveshjes midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian.


Burimet shtesë do t’i lejonin agjencisë të dyfishonte stafin e saj dhe të zhvillonte aftësi të përparuara teknologjike, duke përfshirë Hapësirën e të Dhënave të Përbashkëta Policore të Bashkimit Evropian.


Masa është pjesë e paketës së paraqitur sot nga Brukseli për të forcuar kapacitetin e Bashkimit Evropian për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe kërcënimet dixhitale, që përfshin një rishikim të mandateve të Europol-it dhe Eurojust-it.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page