top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BELGJIKËS | PERANDORI JAPONEZ NARUHITO PO KRYEN VIZITË ZYRTARE NË BRUKSEL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Perandori japonez Naruhito, gjatë një vizite shtetërore në Mbretërinë e Belgjikës, vizitoi sot rezidencën zyrtare të kryeministrit belg Bart De Uever (Wever), në prani të ministrit të Jashtëm Maksim Prevo (Maxime Prévot), dhe më pas Parlamentin Federal.


Vizita shënon 160-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Mbretërisë së Belgjikës dhe Monarkisë Kushtetuese Perandorake të Japonisë.


Takimi midis Perandorit dhe Kryeministrit u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në fushat e ekonomisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit”.


Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Belga”.


Çështjet politike u përjashtuan, pasi Perandori, ashtu si Mbreti belg Filip (Philippe), nuk mund të shprehin mendime për çështje politike.


Takimi ishte gjithashtu një mundësi për të nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit midis Japonisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe me NATO-n”, raportoi agjencia vendore e lajmeve “Belga”.


Në mujain janar të vitit 2025, Japonia hapi misionin e saj diplomatik në NATO në Bruksel.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page