top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRUKSEL | MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME FERIT HOXHA ZHVILLOI TAKIM NË SELINË E NATO-s ME SHQIPTARËT QË PUNOJNË ATJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 47 minutes ago
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim në selinë e NATO-s në Bruksel me shqiptarët që punojnë në stafin ndërkombëtar të Aleancës.


Kënaqësi të takohesha në Selinë e NATO-s në Bruksel me shqiptarët që punojnë në Stafin Ndërkombëtar të Aleancës dhe që kontribuojnë çdo ditë në veprimtarinë e saj me profesionalizëm dhe përkushtim.


Shqiptarët janë sot kudo ku kërkohet punë, meritë, talent dhe seriozitet, edhe në strukturat më të rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë dhe vendimmarrjes.


Kudo ku ka përgjegjësi, sfidë dhe nevojë për përkushtim, ka edhe shqiptarë që japin më të mirën e tyre”, tha Ministri Hoxha.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page