MBRETËRIA E BELGJIKËS | KOMISIONI EVROPIAN: RESPEKTOJMË PAVARËSINË DHE PAANSHMËRINË E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE PENALE DHE PARIMET E SANKSIONUARA NË STATUTIN E ROMËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 19 hours ago
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Si Bashkim Evropian, ne konfirmojmë mbështetjen tonë për Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe parimet e sanksionuara në Statutin e Romës.
Ne respektojmë pavarësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës.
Ne jemi fuqimisht të përkushtuar ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë.
Sulmet ose kërcënimet kundër Gjykatës, zyrtarëve ose stafit të saj janë thjesht të papranueshme.
Ne kujtojmë se GJPN-ja nuk synon shtetet dhe as nuk përbën kërcënim për sovranitetin e tyre”.
Kështu tha një zëdhënës i Komisionit Evropian në konferencën e përditshme për shtyp, duke komentuar qëndrimin e sekretarit amerikan të Shtetit Marko (Marco) Rubio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










