MBRETËRIA E BELGJIKËS | BASHKIMI EVROPIAN SANKSIONOI FIGURËN E SHQUAR TË MEDIAS RUSE KSENIA (XENIA) FEDOROVA DUKE E AKUZUAR PËR DEZINFORMIM DHE LUFTË HIBRIDE.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Bashkimi Evropian vendosi figurën e shquar të medias ruse dhe ish-drejtuesen e entit mediatik “Russia Today” (RT) Francë, Ksenia (Xenia) Fedorova në listen e sanksioneve për rolin e saj në aktivitetet hibride të Rusisë, dhe në veçanti në Ndërhyrjen dhe Manipulimin e Informacionit të Huaj (FIMI), duke minuar kështu demokracinë dhe stabilitetin në shtetet anëtare.
Kështu njoftoi Këshilli Evropian.
Ajo ka kontribuar në përhapjen e rrëfimtarive (narrativave) pro-ruse në kontekstin e luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës.
Masat përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e qytetarëve dhe kompanive të BE-së që t'i vënë asaj fonde në dispozicion.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments