LONDËR: KREU I NJËSISË KUNDËR TERRORIZMIT TË POLICISË METROPOLITANE - KOMANDANTI DOMINIK MËRFI (DOMINIC MURPHY) - THA: ARRESTUAM 5 VETA (4 PREJ TË CILËVE IRANIANË); PËRGATITESHIN PËR SULM TERRORIST.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | “Pesë veta, përfshirë të paktën katër iranianë, u arrestuan në Mbretërinë e Bashkuar me dyshimin për përgatitjen e një akti terrorist”, njoftoi të dielën Policia Metropolitane e Londrës.
Arrestimet u kryen në zona të Londrës, Mançesterit dhe Suindonit (Swindonit), në perëndim të kryeqytetit.
“Hetimi - shpjegon policia - ka të bëjë me një komplot të dyshuar që synonte goditjen e një vendndodhjeje specifike”.
Katër iranianët janë të moshës midis 29 dhe 46 vjeç, ndërsa mosha dhe kombësia e personit të pestë ende nuk janë përcaktuar.
“Ky është një hetim që evoluon me shpejtësi”, tha në një deklaratë kreu i njësisë kundër terrorizmit të Policisë Metropolitane, komandanti Dominik Mërfi (Dominic Murphy).
Hetimi është ende në fazat e hershme dhe ne po vlerësojmë disa rrugë për të përcaktuar një motiv të mundshëm dhe për të përcaktuar nëse ky rast mund të paraqesë një rrezik shtesë për publikun.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments