top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | QEVERIA “U KAP ME PRESH NË DORË”; JANË PAGUAR 30 MIJË PAUNDË PËR TË SPIUNUAR GAZETARËT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 16
2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Një skandal i ri dhe një turp i mëtejshëm për kryeministrin britanik të Partisë Laburiste Keër Starmër (Keir Starmer), pas skandalit që rrethon marrëdhënien midis ish-ministrit Petër Mendllson (Peter Mandelson) - të cilin ai e emëroi ambasador në ShBA - dhe ndërmjetësuesit të pedofilëve Xhefri (Jeffrey) Epstein.


Këtë herë, në lojë janë akuzat për spiunazh kundër gazetarëve të papërshtatshëm që kanë dalë në media kundër subjektit “Laburistë së Bashku”, një grup mendimtarësh i promovuar nga trashëgimtarët e Partisë së Re Laburiste të ish-Kryeministrit Toni Blleër (Tony Blair); e cila, në vitet e fundit hapi rrugën për ngritjen në pushtet të Kryeministrit aktual Starmër (Starmer).


Grupi i mendimtarëve më parë drejtohej nga z. Morgan MekShuini (McSweeney), ish-krahu i djathtë i fuqishëm i kryeministrit dhe shefi i stafit, i cili, u detyrua të jepte dorëheqjen ditë më parë për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me z. Mendllson (Mandelson).


Rasti ka të bëjë me një pagesë prej 30 mijë £ që subjekti “Laburistët së Bashku” me sa duket i bëri një firme private hetimi, “Apco Worldwide”, e ngarkuar me spiunimin e stafit editorial të entit mediatik “Sunday Times”, në një përpjekje për të zbuluar burimet dhe origjinën e një hetimi gazetaresk që kishte zbuluar ekzistencën e donacioneve të padeklaruara për fushatën e Kryeministrit Starmër (Starmer), të ngritura nga grupi i mendimtarëve para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2024.


Ministrja e Teknologjisë Liz Kendall, e pyetur në televizion, sot, premtoi një hetim të brendshëm qeveritar mbi këto akuza.


Ky angazhim, megjithatë, është i vonuar dhe i pamjaftueshëm sipas të gjithë opozitës.


Kryetari i Partisë Konservatore, Kevin Hollinreik (Hollinrake), e quajti incidentin një tjetër skandal dhe një shenjë shqetësuese përbuzjeje për shtypin e lirë.


Veprimtarët skocezë të pavarësisë së SNP-së, po bëjnë thirrje për shkarkimin e ministrit Xhosh Simns (Josh Simons), zv/koordinator i Zyrës së Kabinetit, i cili, drejtoi subjektin “Laburistë së Bashku” në kohën e spiunazhit të dyshuar.

 

Duke i shpëtuar deri më tani frikës së një revolte të menjëhershme të brendshme kundër udhëheqjes së tij, Kryeministri Starmër (Starmer) mbetet larg të qenit i sigurt (sipas gazetave), pavarësisht deklaratave të tij të fundit, në të cilat, ai pohoi qëllimin e tij për të qëndruar në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të planifikuara - përveç një votimi të parakohshëm - në vitin 2029.


Shumë vëzhgues në fakt e konsiderojnë rezultatin e zgjedhjeve vendore të majit (të cilat, sipas sondazheve, ka të ngjarë të jenë një humbje për Partinë Laburiste) si vendimtar.


Ndërkohë, spekulimet rreth kandidatëve për pasardhës po shumëfishohen, me entin “The Telegraph” që përmend së fundmi Ministrin aktual të Mbrojtjes, Xhon Hillei (John Healey), i parë si një kompromis i mundshëm i brendshëm midis krahut të moderuar dhe elementëve më progresivë të Partisë Laburiste.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page