top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM) MBLODHI KOMITETIN “KOBRA” DHE NDALI SHITJEN E ZGARAVE KU PIQEN USHQIME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri Endi Bërnem (Andy Burnham) ka bërë thirrje për një ndalim të përkohshëm të shitjes dhe përdorimit të kompleteve portative të barbekjuve për të shmangur nxitjen e kërcënimit të zjarreve në pyje që janë përhapur në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar mes një vale të pestë të nxehtësisë ekstreme (të pazakontë sipas standardeve vendore të verës).


Kryeministri Bërnem (Burnham) e formalizoi iniciativën në margjinat e një takimi ad hoc të Komitetit të Emergjencave “Cobra”, i kryesuar këtë pasdite për të diskutuar ndikimet shëndetësore, të sigurisë dhe ekonomike të paralajmërimit aktual të motit.


Ndërkohë, paralajmërimi vazhdon të zbatohet në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit, me temperatura që arrijnë 35 gradë Celsius sot dhe pritet të arrijnë nivele rekord mbi 38 gradë nesër.


Moti i thatë dhe mungesa e reshjeve, të cilat arritën nivele të papara në Mbretërinë e Bashkuar në muajin korrik që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1836, vazhdojnë, duke i bërë autoritetet të kërkojnë kufizime në përdorimin e ujit dhe energjisë elektrike.


Ndërsa thatësira vazhdon të nxisë përhapjen e zjarreve, zjarri më serioz i ditëve të fundit, në zonën pyjore të Parkut Kombëtar Nju (New) Forest në qarkun jugor anglez të Hempshaiërit (Hampshire), më në fund është vënë në kontroll nga dhjetëra zjarrfikës.


Pas ditësh pune të mundimshme dhe pasi ka shkatërruar rreth 160 hektarë gjelbërim.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page