top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER): NUK E MBËSHTESIM BLLOKADËN DETARE AMERIKANE TË NGUSHTICËS SË HORMUZIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet bllokadën detare të Ngushticës së Hormuzit të shpallur nga Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump)”.


Kështu tha Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) për entin mediatik britanik “Bbc”.


Ne ishim të qartë se nuk do ta lejonim veten të tërhiqeshim në këtë luftë”, tha Kryeministri Starmër (Starmer).


Londra ka marrë pjesë vetëm në veprime mbrojtëse që nga fillimi i konfliktit kundër Iranit, duke marrë kritika të ashpra nga Presidenti Tramp (Trump).


Kryeministri Starmër (Starmer) theksoi se qëllimi është rihapja e Ngushticës së Hormuzit si e vetmja mënyrë për të ulur çmimet e energjisë sa më shpejt të jetë e mundur.


Kur u pyet nëse e mban Presidentit Tramp (Trump) në vetë të parë (personalisht) përgjegjës për ndikimin në faturat e energjisë të Britanisë, kryeministri nuk u përgjigj drejtpërdrejt, duke deklaruar se gjëja më e rëndësishme që duhet bërë tani është të bashkohen vendet e përfshira në konflikt për të promovuar çpërshkallëzim (deeskalimin) dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page