top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | MBI 110 MIJË PROTESTUES KUNDËR ISLAMIZIMIT TË VENDIT NGA EMIGRANTËT | 28 MIJË EMIGRANTË ZBARKUAN VETËM KËTË VIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13
  • 2 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Një nga demonstratat më të mëdha në historinë e Mbretërisë së Bashkuar është duke u zhvilluar, me dhjetëra mijëra njerëz që i përgjigjen thirrjes së aktivistit kundër imigracionit dhe islamizimit, Tomi (Tommy) Robinson.


Ndërsa fjalimet ishin duke u zhvilluar, shpërthyen përleshje të vogla midis protestuesve dhe policisë, me aktivistët që shtyheshin dhe oficerët e policisë që tërhiqnin shkopinj në përgjigje.


Policia Metropolitane tha se oficerët e saj u sulmuan me predha dhe u detyruan të përdornin forcë për të parandaluar thyerjen e kordonit të tyre pasi një grup nga “Unite The Kingdom” (Bashko Mbretërinë) u përpoq të thyente kordonet e policisë drejt kundërprotestuesve.


Sipas vlerësimeve të Policisë Metropolitane, pjesëmarrja tejkaloi 110000, ndërsa rreth 5000 njerëz morën pjesë në një kundër-demonstratë.


Vlerësimet nga organizatorët dhe policia shpesh ndryshojnë.


Policia Metropolitane ka vendosur më shumë se 1600 oficerë në të gjithë Londrën, përfshirë 500 nga forca të tjera të sigurisë. Përveç mbikëqyrjes së dy demonstratave, forca po shtrihet edhe në ndeshjet e futbollit dhe koncertet e profilit të lartë.


Protestuesit me flamuj të Bashkimit Britanik dhe Kryqit të Shën Gjergjit të Anglisë, flamuj amerikanë dhe izraelitë, si dhe duke mbajtur kapelat MAGA të Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), brohoritën slogane kritike ndaj Kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer) dhe mbanin pankarta që shkruanin:

1- Dërgojini në shtëpi” (emigrantët).


Z. Robinson, i njohur si Stefn Jaksli-Lenën (Stephen Yaxley-Lennon), e përshkroi marshimin “Unite the Kingdom” si një festë të lirisë së fjalës dhe pretendoi se ishte demonstrata më e madhe në historinë britanike.


Në një video të protestës, z. Robinson shtoi se Britania më në fund është zgjuar dhe se kjo nuk do të zhduket kurrë.


Marshimi është gjithashtu një homazh për veprimtarin politik të krahut të djathtë Çarli Kërk (Charlie Kirk), aktivistin konservator amerikan, i cili, u qëllua të mërkurën nga Taillër (Tyler) Robinson.


Qindra mijëra njerëz kanë mbushur tashmë rrugët e Londrës qendrore, ndërsa bashkohemi si një i vetëm për liritë tona”, shkroi z. Robinson në rrjetin social virtual Iks (X).


Partia më e madhe politike anti-imigracion në Britani, Reform UK, e cila, ka qenë në krye të sondazheve të opinionit publik në muajt e fundit, megjithatë ka mbajtur distancë nga z. Robinson, i cili ka disa dënime penale.


Imigracioni është bërë çështja kryesore politike në Britani, duke lënë në hije shqetësimet për një ekonomi në rënie, ndërsa vendi përballet me një numër rekord kërkesash për azil.


Më shumë se 28000 emigrantë kanë mbërritur me anije të vogla përgjatë Kanalit Anglez deri më tani këtë vit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page