BRITANIA E MADHE + “KOALICIONI I TË VULLNETSHËMVE” RANË DAKORD PËR RAKETAT ME RREZE TË GJATË VEPRIMI NË KIEV | KRYEMINSITRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER) BËRI THIRRJE PËR RRITJE TË PRESIONIT MBI RUSINË
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Mbretëria e Bashkuar theksoi angazhimin kolektiv të të “Koalicionit të Partnerëve të Vullnetshëm” për të furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi midis përfundimeve të samitit të sotëm në Paris, të cilin, Kryeminsitri Keër Starmër (Keir Starmer) e bashkëkryesoi nga distanca me Presidentin Emanuel Makron.
Downing Street thekson gjithashtu se si Kryeministri Starmër (Starmer) në fjalimin e tij bëri thirrje për intensifikim të presionit mbi Presidentin Vladimir Putin për ta shtyrë Rusinë drejt paqes.
Sa i përket kontributit ushtarak të Britanisë në garancitë e pasluftës për Kievin, Londra ka thënë prej kohësh se është gati të vendosë një kontingjent në terren së bashku me të tjerë, me kusht që të ketë mbulim nga ShBA-ës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments