top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | KËSHILLI KOMBËTAR I SHEFAVE TË POLICISË MBËSHTET ZBULIMIN E KOMBËSISË DHE TË QYTETARISË (SHTETËSISË) TË TË AKUZUARVE PËR PËRFSHIRJE NË KRIME ORDINERE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 13
  • 2 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Policia britanike do të inkurajohet të zbulojë kombësinë dhe qytetarinë (shtetësinë) e personave të akuzuar në raste të profilit të lartë dhe të ndjeshme.


Kjo është ajo që del nga udhëzimet e reja të Këshillit Kombëtar të Shefave të Policisë, një organ që bashkon komandantët e distrikteve të ndryshme të ishullit, të prezantuara pas polemikave të forta në Mbretërinë e Bashkuar mbi krimet e kryera nga emigrantët.


Qëllimi është të zvogëlohet rreziku i përhapjes së lajmeve të rreme, veçanërisht në mediat sociale virtuale, siç ka ndodhur në të kaluarën, si gjatë trazirave të vitit të kaluar në disa qytete pas masakrës së vajzave të reja në Sauthport (Southport).


Njoftimi nga zyrtarët e policisë vjen pas rekomandimeve të qeverisë laburiste të Kryeminsitrit Keër Starmër (Keir Starmer), e cila, premtoi transparencë më të madhe në këtë fushë si pjesë e goditjes së saj ndaj imigracionit dhe krimit.


Zëvendëskryeministrja Daienë Xhonson (Diana Johnson), përgjegjëse për zbatimin e ligjit, deklaroi se qeveria do t'i kërkojë policisë të zbulojë detajet në shumicën e rasteve.


E gjithë kjo po ndodh në një klimë të tensionuar, mes protestave të fundit kundër hoteleve që strehojnë azilkërkues dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të z. Naigll Faraxh (Nigel Farage), udhëheqësit të partisë nacionaliste dhe mbështetëse e Presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).


Ish-kampioni i Brexit i ka hedhur benzinë zjarrit duke kërkuar që policia të zbulojë statusin e imigracionit dhe kështu origjinën e migrantëve në qendër të disa lajmeve.


Për javë të tëra, z. Faraxh (Farage) ka ngritur alarmin për rritjen e krimit në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht krimet seksuale, duke ia atribuar gjithnjë e më shumë imigracionit dhe qytetarëve të huaj.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page