top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR: MBRETI KARL (CHARLES) III HOQI DORË NGA TRENI MBRETËROR PËR TË ULUR KOSTOT E MONARKISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 1
  • 2 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbreti Karl (Charles) III ka vendosur të heqë dorë nga përdorimi i Trenit Mbretëror nga monarkia britanike që nga epoka viktoriane, si pjesë e një plani për uljen e kostove dhe modernizimin.


Kjo është ajo që del nga botimi i llogarive vjetore të Familjes Mbretërore për vitet 2024/25, sipas të cilave Granti Sovran, pagesa e vënë në dispozicion të dinastisë Uindsor (Windsor) nga Shteti për shpenzimet institucionale dhe ato të anëtarëve të lartë të familjes mbretërore, mbetet e qëndrueshme në 86.3 milionë paund.


Ndërsa niveli i financimit për vitin 2025/26 do të rritet në 132 milionë paund, për të përfunduar rinovimin e Pallatit Bakingham (Buckingham).


Vendimi për të nxjerrë në pension trenin mbretëror është për shkak të kostove të tij të larta.


Treni historik me nëntë vagona, i tërhequr nga lokomotiva të ndryshme, do të bëjë një turne të fundit kombëtar përpara se me shumë mundësi të përfundojë në një muze pas dy vitesh.


Familja mbretërore do të vazhdojë të udhëtojë me shërbimet normale hekurudhore, si dhe me mjete të tjera transporti, përfshirë helikopterët, por do të heqë dorë nga treni aq i dashur nga Mbretëresha Elizabeth II, e cila, ndërroi jetë në vitin 2022.


Vendimi u mor për të ulur koston e transportit: kostoja totale e udhëtimit arriti në 4.7 milionë paund, një rritje prej 500000 paundësh krahasuar me vitin e kaluar.


Shpenzimi më i madh ishte 400000 £ për vizitën shtetërore të Mbretit me Mbretëreshën Kamila (Camilla) në Australi dhe Samoa në muajin tetor të vitit 2024.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page