MBRETËRIA E BASHKUAR DO TË RIVENDOSË MBROJTJEN BËRTHAMORE TË NATO-n ME BLERJEN E 12 AEROPLANËVE LUFTARAKË TË TIPIT “F-35” TË AFTË TË MBAJNË KOKA BËRTHAMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 25
- 1 min read

Londër, Britania e Madhe | Mbretëria e Bashkuar do të rivendosë sistemin mbrojtës bërthamor të NATO-s me bazë ajrore, duke plotësuar sistemin mbrojtës aktual të nëndetëseve, me blerjen e 12 avionëve F-35 të aftë të mbajnë koka bërthamore.
Downing Street e bëri të ditur këtë në një deklaratë.
Kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) do ta njoftojë blerjen në Samitin e Hagës, i përshkruar si forcimi më i madh i pozicionit bërthamor të Mbretërisë së Bashkuar në një brez, gjë që do t'i lejojë asaj të rrisë kontributin e saj në misionin parandalues të Aleancës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments