MBRETËRIA E BASHKUAR | IRFAN AZIZI (I NJOHUR SI “FANIA I BERATIT” DHE SI ISH-USHTARI I TALO ÇELËS) U ARRESTUA
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Irfan Azizi, i njohur si “Fania i Beratit” dhe si ish-ushtari i z. Talo Çela.
Ai konsiderohet i përfshirë në shkeljen e masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të shqiptuar nga Gjykata, sipas së cilës, do të duhej të paraqitej në stacionin e policisë Taunton, çdo të martë dhe çdo të enjte.
Ai është subjekt nën procedurë penale; pritet ekstradimi i tij në Shqipëri, akt të cilin ai e kundërshton me pretendimin se në Shqipëri ka rrezik të vritet nga Agjentura vendore e Krimit Ordiner.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





























Comments