MBRETËRIA E BASHKUAR | ISH-PRINCI ENDRJU (ANDREW) U LIRUA NGA PARABURGIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 minutes ago
- 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Ish-Princi i rrëzuar Endrju (Andrew) u lirua pothuajse 12 orë pas arrestimit të tij me akuzat për sjellje të keqe në detyrën publike.
Fotot e para pas arrestimit të tij, të cilat, u botuan të enjten vonë, e tregojnë atë të ulur në sediljen e pasme të një makine, dukshëm të tmerruar, dhe duke u përpjekur të fshihet nga blicat e fotografëve.
Në një deklaratë, policia tha se ish-Princi Endrju (Andrew) është liruar, por hetimi vazhdon , ndërsa theksoi se hetimet e tyre në Norfolk tani kanë përfunduar.
Njoftim | Policia e Luginës së Tamizit (Thames) është në gjendje të ofrojë një përditësim mbi hetimin për veprën penale të shkeljes së detyrës.
Të enjten arrestuam një burrë të moshës 60-70 vjeç nga Norfolku me dyshimin për shpërdorim detyre.
I arrestuari është liruar tashmë dhe është nën hetim.
Gjithashtu mund të konfirmojmë se hetimet tona në Norfolk tani kanë përfunduar.
Kronologjia e arrestimit | Ish-Princi Endrju Mauntbatn Uindsor (Andrew Mountbatten-Windsor) u arrestua në ditëlindjen e tij të 66-të me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike.
Policia u pa herët këtë mëngjes në Sandringham, ku jeton vëllai i vogël i Mbretit, pasi iu hoqën titujt e tij zyrtarë.
Gjashtë makina policie pa shenja dalluese mbërritën në pronën e Mbretit Karl (Charles) III në Norfolk pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm.
Kalimtarët thanë se grupi prej tetë personash ishin të veshur civilë, por dukeshin si oficerë policie.
Njëri prej tyre dukej se mbante një laptop. Ata parkuan pranë ish-shtëpisë së Princit Filip (Philip), në Ud (Wood) Farm, ku ish-Princi Endrju (Andrew) ka qenë i dëbuar për ditët e fundit. Një konvoj automjetesh u fotografua më pas duke u larguar.
Ish-Princi Endrju (Andrew), i cili, mbush 66 vjeç dje (19/2), ka jetuar në Sandringham që kur vëllai i tij më i madh e nxori nga Roiëll lloxh (Royal Lodge) në Uindsor (Windsor) pas zbulimeve rreth çështjes Epstein.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments