ISH-PRINCI BRITANIK ENDRJU (ANDREW) SHFAQET NË NJË PAMJE I SHTRIRË MES DY GRASH NË MATERIALET E DOSJES EPSTEIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Ish-Princi britanik Endrju (Andrew), i turpëruar për përfshirjen e tij në skandalin Epstein, u shfaq në njërën nga fotot e botuara nga Departamenti i Drejtësisë i ShBA-ës në rastin e financuesit pedofil.
Pamja e tregon atë të shtrirë sipër dy grave, identitetet e të cilave janë errësuar.
Znj. Gislein Maksuell (Ghislaine Maxwell) qëndron në krye të fotos, duke i parë nga lart.
Sipas një analize nga enti mediatik “Sky News”, pamja është bërë në dhomën e vizatimeve të Sandringham House, rezidencës mbretërore britanike në fshat.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments