MBRETËRIA E BASHKUAR | TONI LIKO U DËNUA ME 5 VJET + 8 MUAJ BURG; KLEMENT GJIKA ME 5 VJET + 8 MUAJ BURG; TRAFIK QENIESH NJERËZORE; 11 MIJË PAUND PËR PERSON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 14 hours ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Autoritetet e Gjykatës së Sauthuark Kraun Kort-it (Southwark Crown Court) shqiptuan dënime penale për:
1- Z. Toni Liko, me moshë 42 vjeç, me banim në Illing Roud (Ealing Road), Uembilli (Wembley), me 5 vjet e 8 muaj heqje lirie.
2- Z. Klement Gjika, me moshë 44 vjeç, me banim në Hemingford Roud (Road), Islington, me 5 vite e 8 muaj heqje lirie.
3- Z. Stelian Bodnariu, me moshë 37 vjeç, me banim në Park Uei (Way), Exhueër (Edgware), me 3 vite e 4 muaj heqje lirie.
Ata u konsideruan të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore me kamionë kundrejt 11 paundve për person.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments