top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI BRITANIK KEËR STARMËR (KEIR STARMER) THA NGA SKOCIA: PËRGATITUNI PËR LUFTË | MORI NË SHQYRTIM STRATEGJINË E MBROJTJES SË MBRETËRISË SË BASHKUAR DHE NËNDETËSET E REJA BËRTHAMORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Edinburg, Skoci | Mbretëria e Bashkuar formalizoi rishikimin e paralajmëruar të strategjisë së saj ushtarake dhe mbrojtëse duke adresuar para së gjithash kërcënimin që i atribuohet Moskës, në mënyrë që të jetë gati për një skenar hipotetik lufte.


Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) e tha këtë në Skoci, ku ndodhet baza e nëndetëseve që sot përfaqëson të gjithë forcën parandaluese bërthamore të Britanisë së Madhe.


Nëse duam të parandalojmë një konflikt, mënyra më e mirë është të përgatitemi për një konflikt”, tha ai.


Ndër të tjera, janë planifikuar 12 nëndetëse të reja me energji bërthamore për vitet e ardhshme, si dhe miliarda $ investime në municione dhe një komandë për të koordinuar sulmet kibernetike kundër Rusisë dhe Kinës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page