top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER) NJOFTOI SANKSIONE TË REJA TË MBRETËRISË SË BASHKUAR KUNDËR RUSISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17
  • 1 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) njoftoi sanksione të reja të Mbretërisë së Bashkuar kundër Rusisë në margjinat e samitit të G7-ës në Kanada dhe në sfondin e bastisjeve të fundit të Moskës kundër Ukrainës, të cilat, u dënuan nga Londra.


Paketa e fundit - siç thuhet në faqen e internetit të qeverisë së Mbretërisë - synon 4 individë, gjashtë entitete dhe rreth njëzet anije që, sipas Mbretërisë, janë të përfshira në aktivitetet e të ashtuquajturës flotë fantazmë që ndihmon Rusinë të marrë furnizime në sektorë të tillë si elektronika.


Ne duhet të rrisim presionin ekonomik mbi Vladimir Putinin” për ta shtyrë atë të merr seriozisht çështjen e paqes”, tha kryeministri Starmër (Starmer).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page