top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR: 64-VJEÇARI I AKUZUAR PËR TERRORIZËM TË DYSHUAR TË LIDHUR ME RUSINË DOLI NË GJYKATË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 24, 2024
  • 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Një burrë 64-vjeçar, i identifikuar si Hauard Maikll Fillips (Howard Michael Phillips), u akuzua nga Policia Metropolitane për shkelje sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare 2023, sipas një raporti të shtypit të policisë të lëshuar të mërkurën.

 

Ai u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Westminister të enjten për të konfirmuar adresën dhe datën e lindjes.

 

Gjykatësi Deniëll (Daniel) Sternberg mohoi lirimin me kusht të z. Fillips (Phillips) dhe e urdhëroi atë të paraqitej në Oulld Beilli (Old Bailey), Gjykata Qendrore Penale e Mbretërisë së Bashkuar, më 14 qershor 2024.

 

Z. Fillips (Phillips) u arrestua pa një urdhër më 16 maj 2024.

 

Ky pushtet i ri, i diskutueshëm jepet sipas seksionit 27 të Aktit të Sigurisë Kombëtare 2023, duke lejuar që njerëzit të ndalohen nëse ata dyshohen në mënyrë të arsyeshme se janë të përfshirë në aktivitetin e kërcënimit të fuqisë së huaj.

 

Një urdhër ndalimi i mëtejshëm u dha në Gjykatën e Magjistraturës së Westministerit, duke lejuar policinë ta ndalonte atë deri të enjten, 23 maj 2024.

 

Të mërkurën, pas konsultimit me Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës (CPS), z. Fillips (Phillips) u akuzua sipas Seksionit 3, i cili lidhet me ndihmën materiale të dhënë një shërbim të huaj.

 

Në njoftimin e policisë thuhet se këto akuza kanë të bëjnë me bashkëpunimin me Rusinë.

 

Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera, por ka bërë të qartë se arrestimi i tij nuk ka lidhje me ndonjë akuzë apo hetim tjetër të fundit dhe nuk besohet të ketë ndonjë kërcënim për publikun e gjerë.

 

Në një rast pa lidhje në muajin prill dy burra britanikë u akuzuan për ndihmën e shërbimeve të inteligjencës ruse, pas një sulmi të dyshuar për zjarrvënie, në një biznes në Londër, të lidhur me Ukrainën.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page