SOT BANKA E ANGLISË ZBULOI DIZAJNIN E KARTËMONEDHAVE TË MBRETIT KARL III (CHARLES III).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 20, 2023
- 1 min read
Londër, Britani e Madhe | Portreti i Mbretit do të shfaqet në modelet ekzistuese të katër kartëmonedhave polimere (5, 10, 20 dhe 50 £), pa ndryshime të tjera në modelet ekzistuese. Pamja (imazhi) e Mbretit do të shfaqet në pjesën e përparme të kartëmonedhave, si dhe në dritaren e qartë të sigurisë.
Kartëmonedhat e reja pritet të hyjnë në qarkullim nga mesi i vitit 2024.
Të gjitha kartëmonedhat polimere që mbajnë një portret të Lartësisë së saj Mbretërore Mbretëreshës Elizabeth II mbeten kurs ligjor, dhe publiku mund të vazhdojë t'i përdorë ato si zakonisht.
Në përputhje me udhëzimet nga Shtëpia Mbretërore, për të minimizuar ndikimin mjedisor, dhe financiar të këtij ndryshimi, kartëmonedhat e reja do të printohen vetëm për të zëvendësuar kartëmonedhat e konsumuara, dhe për të plotësuar çdo rritje të përgjithshme të kërkesës për kartëmonedha.
Shënimet që paraqesin Lartësinë e saj Mbretërore Mbretëreshën Elizabeth II dhe Mbretin Karl III (Charles III) do të qarkullojnë bashkarisht.
Duke folur përpara lëshimit, Guvernatori Endrju Billei (Andrew Bailey) tha: “Jam shumë krenar që Banka po nxjerr dizajnin e kartëmonedhave tona të reja që do të mbajnë një portret të mbretit Charles III. Ky është një moment domethënës, pasi Mbreti është vetëm monarku i dytë që shfaqet në kartëmonedhat tona. Njerëzit do të jenë në gjendje t'i përdorin këto kartëmonedha të reja pasi të fillojnë të hyjnë në qarkullim në vitin 2024.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments