top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBI NJË MILION E GJYSMË MUSLIMANË PËR HAXHIN NË MEKË: TEMPERATURAT MBI 44 GARDË CELCIUS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 12, 2024
  • 1 min read

Mekë, Arabia Saudite | Mbi një milion e gjysmë muslimanë kanë arritur në Mekë ditët e fundit për pelegrinazhin e madh vjetor.

 

Në qytetin e shenjtë të Islamit, destinacioni kryesor i Arabisë Saudite, pelegrinët po përgatiten për ritualet e Haxhit, të cilat do të fillojnë të premten dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me temperatura mesatare të pritshme 44 gradë.

 

Në zemër të xhamisë së madhe, turma burrash të veshur me rroba të bardha dy-pjesëshe dhe gra me fustane të plota kanë filluar tashmë të rrethojnë Qaben, strukturën kubike të zezë drejt së cilës të gjithë muslimanët kthehen për t'u lutur.

 

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe duhet të kryhet të paktën një herë në jetë nga besimtarët që janë në gjendje ta bëjnë këtë.

 

Këtë vit, pelegrinazhi vjetor zhvillohet nën hijen e luftës midis Izraelit dhe lëvizjes fondamentaliste Hamas, e cila ka shkatërruar Rripin e Gazës për më shumë se tetë muaj.

 

Vitin e kaluar, më shumë se 1.8 milionë haxhinj morën pjesë në Haxh, 90% e të cilëve erdhën nga jashtë.

 

Akomodimi i një numri kaq të madh njerëzish në një hapësirë ​​kaq të vogël është një sfidë logjistike e vërtetë”, tha profesori Bernard Heikell (Haykel), nga Universiteti i Prinstounit (Princeton).

 

Pelegrinazhi i madh ka qenë skenë e disa tragjedive në të kaluarën, veçanërisht në vitin 2015, kur një përplasje gjigante shkaktoi 2300 vdekje.

 

Që atëherë autoritetet kanë futur sisteme të ndryshme për të rregulluar fluksin e turmave.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page