MARSELA PUSHANI AKUZOHET SE VRAU MOTRËN E SAJ ARMANDA PUSHANI | SHKAK PËRDORIMI KRONIK I ALKOOLIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 3, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Znj. Marsela Pushani, e akuzuar si vrasëse e motrës së saj, znj. Armanda Pushani, në dëshminë, që ka dhënë përpara autoriteteve vendore të hetimit dhe të ndjekjes penale, është shprehur se: “Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Motra prej 10 vitesh ishte e alkoolizuar, dhe me probleme. Debatuam që të linte alkoolin. Më kërcënoi mua dhe mamanë”, mësohet të ketë thënë autorja e dyshuar e vrasjes, pas arrestimit nga policia vendore e Tiranës. Kumtohet se familjarët e 37-vjeçares, kanë tentuar të fshehin ngjarjen ngjarjen kriminale, duke e raportuar si vdekje natyrale, por, pas hetimeve paraprake, dhe pas autopsisë së kryer mbi trupin e viktimës, u vërtetua se ajo ishte qëlluar me thikë, dhe si pasojë e plagëve, kishte vdekur.
Ajo që ka njoftuar për ngjarjen kriminale, ka qenë nëna e viktimës, e cila, ka telefonuar në numrin e emergjencave, duke u shprehur se e bija nuk ndihej mirë. Kur shërbimi mjekësor arriti në vendin e ngjarjes, e gjeti 37-vjeçaren të vdekur.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


___.png)















Comments