top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MAROK | QEVERIA EMËRTOI NJË AUTOUDHË ME GJATËSI PREJ 1055 KM ME EMRIN E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Rabat, Marok | Qeveria në Marok emërtoi autoudhën për në Dakhla me emrin e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).


Për këtë akt administrativ presidenti Tramp (Trump) falënderoi Mbretin Mohammed VI-të me anë të një komenti në rrjetin shoqëror virtual “Truth”.


Çfarë nderi i jashtëzakonshëm!


Shpresoj që një ditë të kem mundësinë të përshkoj të gjithë gjatësinë e kësaj autostrade madhështore, dhe shpresoj shumë shpejt” shkroi presidenti Tramp (Trump).


Mesazhi shoqërohet nga një video që ilustron fushëveprimin e infrastrukturës, qëllimin dhe specifikimet e saj teknike.


Rruga prej 1055 kilometrash është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës në vend, që përfaqëson një investim total të vlerësuar midis 9 dhe 10 miliardë dirhemë (afërsisht 1 miliard euro).


Hapja e saj është planifikuar të përfundojë gradualisht, me seksionin e fundit të planifikuar për në janar 2025.


Ajo lidh Tiznitin me Dakhla-n, duke kaluar nëpër Guelmim dhe Llajun (Laayoune), duke hyrë kështu në Saharanë Perëndimore, të cilën presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), në fund të mandatit të tij të parë, ishte i pari që e njohu si nën sovranitetin maroken.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page