MAROK: 118 TË ARRESTUAR GJATË DHËNIES SË PROVIMEVE TË MATURËS | NË RAPORT ME VJET KOPJACËT U SHTUAN ME 12%.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 6
- 1 min read

Rabat, Marok | Provimet përfundimtare në Marok janë nën mbikëqyrjen e policisë gjyqësore, e cila, në këto ditë provimesh ka arrestuar 118 gra dhe të mitur për përpjekje për të ndikuar në teste.
Për 443769 kandidatë, këto ishin ditë presioni dhe ankthi, me rezultatet përfundimtare që priten më 14 qershor.
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Kombëtare (DGSN) e Marokut ka shtrënguar masat e sigurisë gjatë periudhës së provimeve, nga 26 maji deri më 2 qershor, për të monitoruar aktivitetin në 1995 qendrat e provimeve në të gjithë vendin.
U raportuan gjithsej 2769 raste mashtrimi, një rritje prej 12 përqind krahasuar me sesionin e provimeve të vitit të kaluar.
Policia sekuestroi një numër të madh pajisjesh elektronike të përdorura për të lehtësuar mashtrimin, duke përfshirë 98 telefona celularë, 87 kufje, 641 bateri, 7 laptopë dhe 28 pajisje lidhjeje interneti.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments