top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MAROK | KARDINALI KRISTOBAL (CRISTOBAL) LOPEZ ROMERO I RABATIT PEZULLOI VETËVETEN NGA DETYRA; 5 GRA E AKUZOJNË PËR NGACMIME SEKSUALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Vatikan | Pesë gra e akuzojnë për sjellje të papërshtatshme seksuale.


Vatikani ka hapur hetim.


Kardinali Kristobal (Cristobal) Lopez Romero, me origjinë nga Spanja, por kryepeshkop i Rabatit në Marok, ka vendosur të japë dorëheqjen përkohësisht, të paktën derisa çështja të sqarohet.


Çështja filloi me një hetim të agjencisë franceze të lajmeve “Afp” që zbuloi se të paktën pesë gra e akuzuan për sjellje të papërshtatshme seksuale.


Agjencia franceze e lajmeve “Afp” mblodhi dëshminë e një gruaje dhe gjithashtu shqyrtoi një deklaratë me shkrim nga një grua tjetër, të paraqitur në Nunciaturën Apostolike, misionin diplomatik të Vatikanit në kryeqytetin maroken.


Kardinali spanjoll shtatëdhjetë e katër vjeçar, frat salezian, akuzohet për sjellje të papërshtatshme; një qasje që gruaja pretendon se i ka rezistuar, megjithëse me vështirësi.


Një burim brenda dioqezës raportoi gjithashtu se ishte informuar se të paktën tre gra të tjera kishin raportuar se ishin viktima të incidenteve të ngjashme.


Kardinali vendosi të informonte drejtpërdrejt publikun për situatën në një deklaratë, e cila u botua nga entet mediatike të Vatikanit.


Në fund të një viti të frytshëm baritor, Kisha jonë në Rabat po përballet me një ngjarje të vështirë.


Unë akuzohem për sjellje të papërshtatshme ndaj grave të rritura. Kjo situatë e ka shtyrë Kishën të nisë një hetim paraprak.


Hetimi është në duart e Kishës Katolike Romake”.

 

Kështu sqaroi kardinali spanjoll, me origjinë nga Almeria, i cili premtoi bashkëpunimin e tij.


Do të përmbahem nga kryesimi i festimeve publike dhe pjesëmarrja në aktivitete baritore”, tha ai.


Unë besoj në mirëkuptimin tuaj. Kjo ngjarje është një burim shqetësimi për të gjithë ne. Jam plotësisht i vetëdijshëm për vështirësitë që po shkakton dhe pyetjet legjitime që mund të ngrejë për të gjithë”, tha ai.


Kryepeshkopi i Rabatit e kishte mirëpritur Papa Françeskun në udhëtimin e tij apostolik në Marok në muajin mars të vitit 2019.


Në muajin tetor të të njëjtit vit, Papa Françesku kishte vendosur ta bënte kardinal.


Me origjinë nga Evropa, me një përvojë të gjatë në Amerikën Latine, shërbesa e tij në Marok bashkoi Kishën e disa kontinenteve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page