TIRANË | MARIGLEN VATA U ARRESTUA; FLAVIO ISMALAJ U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; 12 KG HASHASH NË TRAJTË XHELATINE.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Risia” strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Mariglen Vata, banues në Paskuqan.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Flavio Ismalaj, me moshë 22 vjeç, banues në Paskuqan.
Njoftim | Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në vijim të punës operative intensive, për një rast të transportimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Risia”, në kuadër të të cilit shpallën në kërkim shtetasin F. I., 22 vjeç, dhe arrestuan në flagrancë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin M. V., të dy banues në Paskuqan.
Në orët e para të mëngjesit të datës 19.11.2026, i është bërë shenjë ndalimi automjetit që drejtonte shtetasi F. I., i cili nuk është bindur, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, ka braktisur automjetin në autostradën “Tiranë-Elbasan” dhe është larguar.
Gjatë ndjekjes, shërbimet e Policisë konstatuan se lëvizjet e këtij automjeti, monitoroheshin dhe siguroheshin nga automjeti me drejtues shtetasin M. V., i cili u kap dhe u vu në pranga.
Nga kontrolli në automjetin që braktisi shtetasi F. I. u gjetën 12.1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në trajtë xhelatinoze, ndërsa nga kontrolli në banesën e të arrestuarit u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Lëndët narkotike u sekuestruan bashkë me 2 automjetet dhe 3 celularë. Punohet për kapjen e shtetasit F. I., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të identitifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments