MARABELA; MBRETËRIA E SPANJËS | MIKLOVAN DANAJ (I NJOHUR EDHE SI “KELI”) U GJET I VDEKUR; DYSHOHET SE U MOR PENG; U TORTURUA DHE U EKZEKUTUA PËR ÇËSHTJE TË LIDHURA ME TRAFIQE KOKAINE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 1
- 1 min read

Marabela, Mbretëria e Spanjës | Strukturat vendore të Policisë gjetën të vdekur:
1- Z. Miklovan Danaj, i njohur si “Keli”, me moshë 30 vjeç, nga Shkodra, i denoncuar si i zhdukur në muajin maj.

Z. Danaj konsiderohet subjekt që i përket Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner që vepron në Evropë dhe në Amerikën Latine i përfshirë në shkelje penale të lidhura me drogërat (trafikun ndërkombëtar të kokainës me klanet ndërkombëtare).
Fillimisht dyshohet se ai kishte qëndruar në Itali, në Pisa.
Sipas të dhënave penale paraprake dyshohet se ai u muar peng në muajin maj; u torturua dhe u ekzekutua.
Ai la pas bashkëshorten dhe një vajzë të mitur.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






























Comments