MALISHEVË: ISUF ZOGAJ VRAU AVNI BASHËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 20, 2023
- 1 min read

Malishevë, Kosovë | Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Malishevë, z. Isuf Zogaj vrau me armë zjarri z. Avni Basha. Kumtohet se ata ishin ishin kolegë pune, në një subjekt tregtar privat. Sipas të dhënave penale paraprake, dyshohet se z. Zogaj e vrau z. Basha brenda në automjet, në udhëkryqin që gjendet në Banjë të Malishevës. Pas kryerjes së këtij akti kriminal, ai u vetëdorëzua tek autoritetet policore vendore. Z. Hekuran Batusha, ushtrues i funksionit të zëdhënësit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, ka lëshuar për publikun disa komente të shkurtra, në lidhje me ngjarjen e lartparashtruar. Ai tha: “Të dy kanë qenë kolegë, kanë punuar me mjete të rënda. I dyshuari është në ndalim për 48 orë.” Sipas tij, shkaqet dhe motivet e vrasjes së z. Basha, janë të lidhura me procesin e punëve që ata kryenin. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)















Comments