top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MALAJZI: ARRESTOHET NJË SPIUN I DYSHUAR IZRAELIT | KISHTE GJASHTË ARMË ME VETE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 30, 2024
  • 1 min read

Kuala Lampur, Malajzi | Autoritetet malajziane kanë arrestuar një 36-vjeçar në një hotel në Kuala Lumpur, me gjashtë armë dhe 200 plumba, me dyshimin se ai është një spiun izraelit.

 

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Inspektori i Përgjithshëm i Policisë Razarudin Husain.

 

I dyshuari, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpurit më 12 mars 2024, nga Emiratet e Bashkuara Arabe me atë që autoritetet malajziane besojnë se është një pasaportë e rreme franceze.

 

Pasi u arrestua - shtoi z. Razarudin - i dyshuari u tregoi oficerëve një pasaportë izraelite.

 

Burri tha se ai hyri në Malajzi për të gjuajtur një shtetas tjetër izraelit që po ikte për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare.

 

Një histori që megjithatë nuk i bind hetuesit vendas, të cilët, gjithashtu vëzhguan sesi spiuni i supozuar ndërroi hotele disa herë gjatë qëndrimit të tij në Malajzi.

 

Armët e zjarrit janë blerë në vendin e Azisë Juglindore, shpjegoi më tej oficeri i policisë dhe janë paguar me kriptomonedhë.

 

Një vend me shumicë myslimane, Malajzia ka sulmuar shpesh Izraelin në javët e fundit për ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës.

 

Dy vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page