MAIEMI; AMERIKË | ALVI LIMANI DHE VILMA VNESHTA (NËNË E BIR) U ARRESTUAN | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK KU MBETI I VDEKUR ALBION HYSENAJ; NË PROCEDURË PENALE EDHE EMILI HERRINGTON (EMILY HARRINGTON).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 8
- 1 min read

Maiemi, Amerikë | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Alvi Limani, me moshë 20 vjeç, ndërsa përpiqej të arratisej pas një aksidenti automobilistik që ndodhi në Garden State Parkway ku mbeti i vdekur:
a- Z. Albion Hysenaj, me moshë 20 vjeç, i cili, u shpall i vdekur në Spitalin Universitar Rabrt Ud Xhonson (Robert Wood Johnson).
2- Znj. Vilma Vneshta, me moshë 42 vjeçe (e ëma e z. Limani), e akuzuar se ndihmoi të birin të arratisej drejt Maiemit në përpjekje për tu arratisur.
Një tjetër qytetar mbeti i plagosur në aksidentin automobilistik.
Në procedurë penale është futur edhe:
1- Znjsh. Emili Herrington (Emily Harrington), me moshë 19 vjeçe, nga Steitn Ailnd (Staten Island), e cila, ishte bashkëudhëtare (pasagjere) në automjetin e z. Limani, me të cilin, u larguan nga vendi i ngjarjes.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments