MADRID; MBRETËRIA E SPANJËS | U EKSTRADUA SOREL CENAJ; GJYKATA E KUKËSIT I KA SHQIPTUAR MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË BURG”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 14
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit kryen ekstradimin nga Mbretëria e Spanjës në drejtim të Republikës së Shqipërisë të:
1- Z. Sorel Cenaj, me moshë 25 vjeç.
Njoftim | Interpol Tirana/ Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët spanjollë, ekstradohet nga Spanja, një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri, shtetasi:
S. C., 25 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky shtetas dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, shtetasin A. E, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments