top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUFTA E TRAMPIT (TRUMP) NDAJ INFORMACIONIT.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Nga z. Nikos Konstandaras.

Athinë, Greqi | Që nga java e kaluar, Shtëpia e Bardhë ka ndaluar gazetarët e Associated Press (AP) nga konferencat për shtyp dhe Air Force One, duke akuzuar agjencinë e lajmeve për një angazhim ndaj keqinformimit.

 

Arsyeja e supozuar për këtë është vendimi i AP për të vazhduar përdorimin e “Gjirit të Meksikës” dhe jo “Gjirit të Amerikës” siç ka dekretuar Danlld Tramp (Donald Trump).

 

Agjencia është përgjigjur se gjiri nuk është i gjithi në ujërat territoriale të ShBA-ës dhe se vendet e tjera nuk e kanë njohur ndryshimin e një emri të përdorur gjatë 400 viteve të fundit.

 

Në raportet e saj dhe në Stylebook që AP u ofron gazetarëve të saj (dhe kujtdo tjetër të interesuar), agjencia vë në dukje vendimin e Trampit (Trump).

 

Kjo përplasje mund të duket e parëndësishme, vetëm një provë më shumë e obsesionit të Trampit (Trump) me prestigjin e tij dhe çështjet me më pak rëndësi.

 

Por thelbi i çështjes është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Këtu do të shohim se deri ku mund të ketë sukses Trampi (Trump) në përpjekjen e tij për të imponuar vullnetin e tij në çdo aspekt të politikës dhe shoqërisë, dhe nëse ka ndonjë vend për t'i rezistuar këtij pushtimi.

 

AP nuk është thjesht një medium lajmesh. Është një kooperativë jofitimprurëse e cila, prodhon dhe shpërndan lajme, fotografi, video, prodhime radio dhe televizive, ndër të tjera, në mbarë botën, çdo minutë të çdo dite.

 

Ajo u krijua në vitin 1848 nga pesë gazeta të Nju Jorkut dhe sot ka 235 zyra në 94 vende dhe ofron lajme dhe përmbajtje të tjera për rreth 1300 media informative.

 

Megjithatë, edhe më e rëndësishme për Trampin (Trump) është se në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në botë, AP është një paradigmë besimi dhe besueshmërie.

 

Është dëshmitar dhe kujtim. Kjo është arsyeja pse është një leckë e kuqe për Trampin (Trump), i cili, tashmë kontrollon Kongresin, institucionet shtetërore dhe, në një masë të madhe, drejtësinë.

 

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Gjirin e Amerikës”, tha zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Teillër baduiç (Taylor Budowich) për faqen e lajmeve Axios.

 

Kjo ka të bëjë me armatimin e gjuhës së AP-së përmes Stylebook-ut të tyre për të nxitur një botëkuptim partizan në kontrast me besimet tradicionale dhe të mbajtura thellë të shumë amerikanëve dhe shumë njerëzve në mbarë botën”.

 

Sipas këtij këndvështrimi, AP dyshohet se formëson dialogun politik duke favorizuar fjalët dhe frazat liberale në lidhje me gjininë, emigracionin, racën dhe zbatimin e ligjit”, raportoi Axios.

 

AP i ka mohuar akuzat. Dhe është e lehtë t'i hedhësh poshtë ato. Besueshmëria - dhe rrjedhimisht mbijetesa - e AP mbështetet në faktin se brenda Shteteve të Bashkuara dhe në mbarë botën, agjencia ofron materiale për mediat që janë në të gjithë spektrin politik.

 

Asnjë nga këto nuk do të paguante për lajme që nuk i konsideronin objektive apo të besueshme.

 

Gjithashtu, konkurrenca është e pamëshirshme: Agjencitë monitorojnë nga afër njëra-tjetrën, ashtu si klientët/abonentët i vlerësojnë ato çdo ditë.

 

Përpjekja për të minuar besueshmërinë e AP është një sulm ndaj vetë idesë se lajmet mund të jenë objektive dhe të besueshme.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page