LLEJ LIKA U DËNUA ME 27 VJET BURG: KLAUIDO GJEGJI (BELESHI) U DËNUA ME 20 VJET BURG | U AKUZUAN SE VRANË RAKIP ROLIN (PILOT RROLIN) NË BASHKËPUNIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 26, 2024
- 2 min read
Lezhë, Shqipëri | Gjykata e Lezhës shqiptoi dënimet penale për autorët e vrasjes së biznesmenit Rakip Roli.
Me 27 vjet heqje lirie u dënua:
1- Z. Llej Lika.
Me 20 vjet heqje lirie u dënua:
1- Klauido Gjegji (Beleshi).
Akti kriminal ngjau në muajin dhjetor të vitit 2021, në fshatin Sanxhak, të Kurbinit.
Ai u shpall fajtor për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.
Si bashkëpunëtor u dënua me 20 vjet heqje lirie dhe z. Klauido Gjegji (Beleshi).
Ky i fundit fillimisht u procedua per moskallëzim krimi, por referuar dosjes të hetuar nga prokurori Françesk Ganaj, organi i akuzës arriti të provojë se vrasja e biznesmenit Rakip Roli është realizuar nga z. Llej Lika në bashkëpunim me shokun e tij, z. Klauido Gjegji (Beleshi).
Z. Lika ka deklaruar para autoriteteteve të hetimit penal se ka vepruar i vetëm në vrasjen e z. Rakip Roli në shenjë hakmarrje, sepse ai së bashku me dy djemtë e tij e kishin dhunuar fizkikisht disa ditë para se të vritej.
Z. Rakip Roli (i njohur ndryshe si Pilot Rroli), u vra me breshëri plumbash automatiku mëngjesin e 10 dhjetorit të vitit 2021.
Ai u qëllua teksa po lëvizte me automjetin e tij tip Audi Q7-të sapo kishte dalë nga banesa e tij, e ndodhur në fshatin Sanxhak, të Kurbinit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments