LITUANI | GJASHTË AGJENTË TË GRU-së RUSE AKUZOHEN PËR TERRORIZËM (PËRPJEKJE PËR TË DJEGUR FURNIZIMET USHTARAKE UKRAINASE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 16
- 2 min read

Vilnius, Lituani | Gjashtë të akuzuar për terrorizëm në Lituani për përpjekje për zjarrvënie ndaj furnizimeve ushtarake ukrainase.
Sipas prokurorëve, objektivi i sulmit, i cili, dështoi në vitin 2024, ishte kompania lituaneze “TVC Solutions” dhe stacionet radiofonike mobile që kompania prodhon për forcat e armatosura ukrainase.
Të premten në Lituani, gjashtë qytetarë të huaj u akuzuan për terrorizëm për përpjekje të pasuksesshme për t'i vënë zjarrin pajisjeve ushtarake të destinuara për Ukrainën në vitin 2024.
“Midis të akuzuarve janë një qytetar spanjoll, një qytetar i dyfishtë spanjollo-kolumbian dhe qytetarë të Kolumbisë, Kubës, Rusisë dhe Bjellorusisë”.
Kështu tha prokurori Arturas Urbelis.
Prokurorët thanë se hetimi penal paraprak ofroi dyshim të arsyeshëm se aktet u kryen me udhëzime nga agjencia e inteligjencës ushtarake ruse GRU (Drejtoria Kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse).
Dy persona ikën në Letoni dhe u arrestuan po atë ditë. Një qytetar rus dhe një bjellorus udhëtuan për në Lituani për të tentuar një sulm të dytë zjarrvënës, por dështuan.
Një qytetar kuban mbërriti nga Rusia për të vlerësuar dëmin, por u arrestua ndërsa përpiqej të largohej nga Lituania.
Të gjashtë personat akuzohen për financim të aktiviteteve terroriste, tentativë akti terrorist dhe pjesëmarrje në një grup terrorist.
Akuza e pjesëmarrjes në një grup terrorist mbart një dënim maksimal prej 15 vitesh heqje lirie.
Katër të dyshuar të tjerë janë nën hetim për koordinimin e sulmit, përfshirë një shtetas kolumbian që pret ekstradimin në Lituani. Për të dyshuarit e tjerë janë lëshuar tre urdhër-arreste ndërkombëtare.
Prokurorët i kanë lidhur ato gjithashtu me sulme në Republikën Çeke, duke përfshirë përpjekjet për të hedhur në erë një autobus, një zyrë postare, qendra tregtare dhe një kinema në Pragë.
Njëri nga të akuzuarit u përpoq t’i vinte flakën një depoje letre në Rumani dhe infrastrukturës së naftës dhe gazit.
Grupi shënjestroi gjithashtu depo në Poloni.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments