top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIGA ARABE: VENDIMI I IZRAELIT PËR BREGUN PERËNDIMOR ËSHTË NJË PARATHËNIE E ANEKSIMIT; ËSHTË SHKELJE FLAGRANTE E SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 19 minutes ago
  • 1 min read

Kairo, Egjipt | Sekretariati i Përgjithshëm i Ligës Arabe dënon me fjalët më të ashpra vendimin e qeverisë izraelite për të shndërruar zona të mëdha të Bregut Perëndimor në të ashtuquajturat toka shtetërore.


Organizata, tha në një deklaratë se e konsideron këtë vendim një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave përkatëse ndërkombëtare, duke përfshirë ato të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të cilat, pohojnë paligjshmërinë e vendbanimeve dhe papranueshmërinë e përvetësimit të territorit me forcë.


Për Ligën Arabe, ky vendim është një masë e njëanshme dhe e pavlefshme, që synon të imponojë një realitet të ri në terren.


Kjo në fakt përbën një hap paraprak drejt aneksimit të territorit të pushtuar palestinez, duke konsoliduar kështu politikën e vendbanimeve të paligjshme dhe duke rrezikuar perspektivat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme bazuar në zgjidhjen me dy shtete, në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe Iniciativën Arabe për Paqen.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page