IZRAEL | MINISTRAT ISRAEL KAC (KATZ) DHE BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH) PO PROMOVOJNË ANEKSIMET NË ZONËN A TË BREGUT PERËNDIMOR; KABINETI VOTOI PËR TO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Ministrat Israel Kac (Katz) dhe Bezalel Smotriç (Smotrich) po promovojnë një sërë vendimesh dramatike që synojnë zhvillimin e aneksimit de fakto të territoreve në Jude dhe Samari (Bregu Perëndimor)”.
Kështu raportoi enti mediatik “Ynet”.
Vendimet, të cilat, kabineti i miratoi sot pritet të çojnë në ndryshime të thella në procedurat e tokës dhe të blerjes së saj, duke i lejuar shtetit të shembë ndërtesat në pronësi të palestinezëve në Zonën A.
Vendimet e miratuara nga kabineti bien ndesh me parimet e “Marrëveshjes së Hebronit”, të nënshkruar në vitin 1997 si një hap i ndërmjetëm drejt zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez në qytet, i vetmi, nga i cili, pjesëtarët e Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) nuk u tërhoqën në fazën e parë pas “Marrëveshjeve Oslo II”.
Vendimet nuk iu paraqitën seancës plenare të qeverisë për miratim, por vetëm kabinetit, anëtarët e të cilit, janë të vendosur të promovojnë zbatimin e sovranitetit në Jude dhe Samari para zgjedhjeve të planifikuara për në muajin tetor të këtij viti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments