PËR HERË TË PARË QË NGA VITI 1967 IZRAELI MIRATOI HAPJEN E PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE PËR REGJISTRIMIN E TOKËS NË BREGUN PERËNDIMOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izarel | “Për herë të parë që nga viti 1967, qeveria izraelite ka miratuar hapjen e procesit të regjistrimit të tokës në Bregun Perëndimor”.
Kështu raportoi enti mediatik izraelit “Kan” - duke shtuar se rëndësia e vendimit qëndron në hapjen e rrugës për rregullimin e bizneseve bujqësore; dhe, në thelb, në ndërmarrjen e një hapi tjetër drejt aneksimit.
Presidenca palestineze reagoi menjëherë me një deklaratë duke paralajmëruar për pasojat e rënda të vendimit për të lejuar që toka në Bregun Perëndimor të shpallet pronë shtetërore, duke e quajtur masën përshkallëzim të rëndë dhe një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments