OKB-ja: TË PAKTËN 30 MIJË TË ZHVENDOSUR NË LIBAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | “Lufta në Lindjen e Mesme deri më tani ka zhvendosur të paktën 30 mijë njerëz në Liban”.
Kështu tha zëdhënësi i UNHCR-së, Babar Balok (Baloch) - në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
“Lëvizje të konsiderueshme të popullsisë raportohen në pjesë të Libanit jugor, Luginën Bekaa dhe periferitë jugore të Bejrutit, pasi Izraeli lëshoi paralajmërime për evakuim për banorët e më shumë se 53 fshatrave libaneze dhe kreu sulme ajrore intensive”.
Agjencia e OKB-së deklaroi se nuk ka pasur lëvizje të rëndësishme përtej kufijve të Iranit me Afganistanin dhe Turqinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments