LIBAN | HEZBOLLAHU THA SE NUK DO TË NDËRHYJË NËSE SULMET E SHBA-ës NDAJ IRANIT JANË TË KUFIZUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Bejrut, Liban | Një zyrtar i Hezbollahut tha se grupi paramilitar libanez nuk do të ndërhynte ushtarakisht në rast të sulmeve të kufizuara të ShBA-ës ndaj Iranit, por do ta konsideronte çdo sulm kundër Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei një vijë të kuqe.
Zyrtari i tha në kushte anonimiteti agjencisë franceze të lajmeve “Afp” se në rast të sulmeve të kufizuara të ShBA-ës ndaj Iranit, qëndrimi i Hezbollahut do të jetë të mos ndërhyjë ushtarakisht.
Autoritetet libaneze kanë frikë se përfshirja e Hezbollahut në një sulm të mundshëm të ShBA-ës ndaj Iranit mund të shkaktojë një luftë rajonale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments